UBT

Thaçi: Pushteti fitohet me vota e jo me thirrje të ISIS-it!

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se partitë politike duhet t’i kthehen dialogut. Në një intervistë për RTK-në ai ka thënë se pushteti merret me vota e jo me thirrje të ISIS-it.

Mobi Casa

“Është momenti që të ketë dialog të gjithë spektrit politik. Në asnjë rrethanë të mos merren si pretekste çështjet jorelevante për trazira dhe për djegien e institucioneve të vendit. Vlerësoj se presidentja Atifete Jahjaga ka bërë hapin konkret me formimin e Komisionit ndërkombëtar për demarkacionin, ku do të ketë edhe ekspertë vendorë. Do të ishte mirë të kishte ekspertë edhe nga radhët e opozitës. Ne duhet të mësohemi të respektohen mandatet kushtetuese dhe ligjore, të respektohet vota e qytetarit, të kuptojnë të gjithë se në pushtet vihet nëpërmjet votës së qytetarit, e jo nëpërmjet thirrjeve të ISIS-it, apo me flamuj të ISIS-it. Kjo nuk e nderon Kosovën dhe e cenon rendin tonë”, ka thënë Thaçi.