Thaçi: Problemi është në Beograd e jo në Lubjanë

/ 2 minuta lexim

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se problemi i fletarresteve nuk është në Slloveni por në Serbi.Ai ka thënë se Sllovenia është shteti që ka investuar më së shumti në Republikën e Kosovës. Sipas tij, s’duhet të lidhet çështja e raporteve bilaterale vetëm pse Serbia i ka aktive disa fletarreste.

Thaçi: Çështja e fletarresteve të zgjidhet në bisedimet e Brukselit

Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka thënë se Sllovenia s’ka vepruar kundër Kosovës dhe as kundër Haradinajt.
Ministri Thaçi ka thënë se çështja e fletarresteve do të zgjidhet në bisedimet e Brukselit.

Ai e ka quajtur çështje procedurale ndalimin e Haradinajt.

RCCOLA

“Ky incident i pajustifikueshëm s’duhet të ndikojë në raportet tona të shkëlqyeshme me Slloveninë”, ka thënë Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka treguar se të njëjtat lista me fletarreste janë edhe në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Ai ka thënë se s’duhet të prishet Kosova me Shqipërinë e as me Slloveninë vetëm për shkak të një liste, e cila është aktive në shumë vende.

“Duhet të kemi kujdes në formulimet tona, në dokumentet tona sidomos ndaj shteteve mike që na kanë mbështetur fuqishëm”, ka thënë ai.