ARKATANA

Thaçi priti në takim lamtumirës Zhbogarin, i premtoj se demarkacioni do të kryhet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim lamtumirës shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar. Me këtë rast, Thaçi ka theksuar se gjatë këtyre katër vjet e gjysmë ka pas një bashkëpunim shumë të ngushtë me Zhbogar dhe zyrën e BE-së.

“Roli i Bashkimit Evropian në Kosovë është i pazëvendësueshëm, sepse edhe qëllimi, synimi dhe vizioni jonë është që të jemi në një të ardhme të afërt pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se Kosova është në rrugë të mirë për të zbatuar në tërësi të gjitha kriteret dhe standardet demokratike të nevojshme për këtë proces integrues, në veçanti reformat në sistemin demokratik, reformat në sistemin e drejtësisë, në rend dhe ligj dhe në sistemin e ekonomisë së lirë.

Uji Dea

Sipas tij, më një shtator do të përmbyllet me sukses edhe kriteri shtesë për liberalizimin e vizave, ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin të mirë që ka pas më të sa ishte kryeministër, ministër i jashtëm, tash president. Sipas tij, gjatë kësaj periudhë ka pas ndryshime pozitive në Kosovë, me gjithë sfidat që e presion Kosovën në të ardhmen./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.