ARKATANA

Thaçi, presidenti i izoluar

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Një vit nga zgjedhja e presidentit Hashim Thaçi, analistët politikë dhe deputetët nga të dyja kampet politike, pozita dhe opozita, vlerësojnë se personaliteti i ish-liderit të PDK-së lë shumë për të dëshiruar.

Presidenca e kapur dhe e nënshtruar, aspak unifikuese

Një vit nga zgjedhja e presidentit Hashim Thaçi, analistët politikë dhe deputetët nga të dyja kampet politike, pozita dhe opozita, vlerësojnë se personaliteti i ish-liderit të PDK-së lë shumë për të dëshiruar. “Thaçi u zgjodh president në një situatë të tensioneve të mëdha, me presione, shantazhe e blerje votash. Zgjedhja e tij nuk ishte një zgjedhje e mirëfilltë me vullnetin e deputetëve dhe elektoratit, më tepër një pazar politik i koalicionit. Kjo ka shkaktuar një refuzim ndaj Thaçit si president dhe një izolim të tij, jo vetëm politik, por edhe njerëzor”, tha deputeti Adem Salihaj. “Si pasojë e izolimit, ai ka mbetur si i harruar, kështu që po mundohet të dalë nga izolimi duke u marrë me punët që nuk i takojnë atij”, tha deputeti i LDK-së Adem Salihaj.

Mobi Casa

Një gjykim të tillë ka edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën. “Me Hashim Thaçin kryetar vendi ka përjetuar atak në vlerat demokratike të Kosovës. Regresi gjatë kësaj kohe është evident në prezantim të shtetit edhe në politikën e jashtme, por edhe në unifikimin e faktorit politik të brendshëm. Forma makiaveliste e ardhjes në këtë pozitë po i kushton dhe do t’i kushtojë shumë rëndë ambicieve të ardhme të qytetarëve për të ndërtuar një shtet ligjor”, tha deputeti Berisha.

Mashtrimi i qytetarëve

Deputeti Ismail Kurteshi thotë se madje jo vetëm presidenti, por të gjithë udhëheqësit e institucioneve të vendit po kontestohen dhe braktisen çdo ditë e më shumë nga qytetarët për një varg arsyesh. “Po kontestohen për shkak të keqqeverisjes dhe keqpërdorimit të besimit të qytetarëve, të mashtrimit të përsëritur në të gjitha fushatat elektorale. Të kontestuarit kanë premtuar shumë vende të punës, rritje të standardit jetësor, përmirësim të shërbimeve në shëndetësi, administratë, infrastrukturë më të mirë, arsim më të mirë etj. Në vend të përmbushjes së premtimeve ata gjatë tërë mandatit janë marrë me arsyetimin e nënshkrimeve të tyre antikushtetuese e të dëmshme për vendin si Demarkacioni e “Zajednica”, me bisedimet joparimore me Serbinë, për ta shpërqendruar vëmendjen nga papunësia, nga korrupsioni e keqpërdorimet e tjera, nga rënia e vazhdueshme e standardit të qytetarëve të rëndomtë dhe pasurimi i pushtetarëve”, theksoi ai. “Këta udhëheqës institucionesh që erdhën në pozita të larta, duke i mashtruar votuesit e duke i korruptuar disa deputetë me ofiqe të ndryshme për votat që u nevojiteshin për postet që i kanë fituar, do të përfundojnë ashtu si e meritojnë, do të shkojnë shpejt nga këto pozita, por do të mbahen mend gjatë si keqbërës që dëmtuan shumë vendit, por edhe përgjegjësia e tyre para drejtësisë nuk përjashtohet për çështjet që konstatohet se janë përgjegjës. Ata së shpejti do të largohen nga këto pozita”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”. Po aq kritik dhe me vlerësime negative e shohin këtë vit të parë të mandatit të presidentit Thaçi edhe analistët politikë. Jeton Kelmendi rikujton se pozita e presidentit të Kosovës që prej vdekjes së Rugovës ka shkuar drejt rënies, nga zgjedhja e njërit president tek tjetri. “Kulminacioni i degradimit të institucionit të presidentit u arrit me zgjedhjen e Hashim Thaçit president, ku me forca policore u zgjodh”, potencoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.