Uji Dea

Thaçi president, Veseli kryeministër!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe zëvendësi i tij, Kadri Veseli, po pretendojnë që pas zgjedhjeve të ardhshme t’i marrin dy pozitat e para shtetërore, atë të presidentit dhe kryeministrit. Zgjedhja e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në postin e presidentit, do t’ia mundësojë Kadri Veselit që ta marrë drejtimin e partisë, e në të njëjtën kohë edhe kandidimin për kryeministër

Zgjedhja eventuale e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Shtetit, do t’ia mundësojë zëvendësit të tij, Kadri Veseli, që ta marrë drejtimin e partisë, e njëkohësisht të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për postin e kryeministrit, nëse PDK-ja fiton zgjedhjet.

ARKATANA

Analistët thonë se, edhe pse jo e deklaruar deri më tani, Thaçi e Veseli synojnë që t’i udhëheqin institucionet më të larta shtetërore, i pari Presidencën, i dyti Qeverinë. Megjithatë, sipas tyre, gjithçka do të shihet pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, meqë ka kundërshtime për figurën e Thaçit për postin e të parit të vendit.

Analisti Halil Matoshi thotë se edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, edhe zëvendësi i tij në parti Kadri Veseli, synimet i kanë të qarta dhe legale, mirëpo është një vit kur të dyve po u komplikohen gjërat. Matoshi ka thënë për “Zërin” se po të shkonin gjërat sipas planit të tyre strategjik, këtë vit Hashim Thaçi bëhet president kushtetues, por me legjitimitet të shpenzuar, e Kadri Veseli lider i ardhshëm i PDK-së, e kurdo që mbahen zgjedhjet edhe i nominuari i tyre për kryeministër./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.