Mobi Casa

Thaçi president, rrënues për Republikën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analistët paralajmërojnë ditë të rënda. Lideri i PDK-së, nxitës i përçarjeve në Kosovë

“Prapaskenat e tij për pazarin me postin e presidentit janë përpjekje për vazhdimin e mbajtjes peng të pushtetit nga klani i tij. Zgjedhja eventuale e tij do të shoqërohet me pakënaqësi të madhe në Kosovë, deri në ndërmarrjet e veprimeve të hapura sabotuese kundër shtetit, jo vetëm nga opozita, por edhe nga grupet e qytetarëve”, tha Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Derisa thellimi i krizës politike në vend po merr përmasa alarmante dhe afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri po afron, në spektrin politik të vendit nuk ka konsensus, as për mbarëvajtje të punës së institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë, e aq më pak për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

FITORJA

Ndonëse ka një marrëveshje të partive të koalicionit PDK -LDK, që Hashim Thaçi të zgjidhet president i Kosovës, opozita është kundër, ndërsa zëra kundër ka edhe në radhët e koalicionit.

Analistët politikë konsiderojnë se zgjedhja eventuale e zëvendëskryeministrit të tashëm, Thaçit, në krye të Presidencës, rrezikon seriozisht që ta ketë përçaje edhe më shumë skenën politike, aq më tepër kur vendi po përjeton një krizë në raportet pozitë-opozitë, ndërsa opozita kërkon me ngulm dorëheqjen e Qeverisë ‘Mustafa’, përmes protestave që vazhdojnë këtë të shtunë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.