Uji Dea

Thaçi president me 80 vota, ose zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Hashim Thaçi nëse nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës në raundin e parë ose të dytë të votimeve në Kuvend, përkatësisht me 80 vota, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, kjo është kërkesa më e fundit e zyrtarëve të PDK-së drejtuar partnerit të koalicionit qeverisës (LDK), të cilëve u ka bërë të qartë se nuk pranojnë që lideri i partisë më të madhe të zgjidhet president në raundin e tretë të votimeve, me 61 vota të deputetëve.

Drejtuesit e partisë më të madhe në vend ia kanë bërë të qartë këto kërkesa partnerit të koalicionit, pasi që disa deputetë të LDK-së, përkatësisht 6-8 vetë, llogaritet se nuk do ta votojnë Thaçin president, pasi t’i skadojë mandati presidentes, Atifete Jahjaga.

HW

Megjithatë, nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se pavarësisht deklarimit të disa deputetëve të LDK-së kundër zgjedhjes së Thaçit për president, më shumë u beson fjalëve të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që kjo parti do ta mbështesë Hashim Thaçin për president të Republikës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.