FIDANISHTJA

Thaçi president, brenda pak ditësh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyrtarët e PDK-së thonë se lideri i tyre e ka mbështetjen ndërkombëtare dhe se zgjedhja e tij president mund të ndodhë para 17 shkurtit. Ata nuk e hedhin poshtë as mundësinë që votimi të bëhet në sallën alternative të Kuvendit.

Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, për president të vendit pritet të bëhet brenda pak ditësh. Përfaqësues të subjektit më të madh politik në vend shprehen të bindur se i kanë të sigurta votat e nevojshme. Sipas tyre, thirrja e seancës së jashtëzakonshme dhe zgjedhja e presidentit mund të bëhet brenda ditësh. Po ashtu nuk e mohojnë mundësinë që zgjedhja e presidentit të bëhet para 17 shkurtit, siç nuk e mohojnë mundësinë që kjo seancë të mbahet në sallën alternative të Kuvendit nëse opozita nuk e lejon zhvillimin e seancës në sallën kryesore. Përfaqësuesit e PDK-së thonë se Thaçi tashmë e ka mbështetjen ndërkombëtare për t’u zgjedhur në postin më të lartë shtetëror.

Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shprehet e bindur se deputetët e koalicionit qeverisës do ta mbështesin zgjedhjen e Hashim Thaçit për president.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i pyetur nëse presidenti do të zgjidhet gjatë javës së ardhshme ka thënë se nuk mund të përjashtohet asnjë mundësi, pasi, sipas tij, thirrja dhe mbajtja e seancës mund të ndodhë gjatë ditës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.