ARKATANA

Thaçi premton rritje meritore të pagave për mësimdhënësit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kreu i Qeverisë Hashim Thaçi u zotua dhe u premtoj mësimdhënësve gjilanas rritje meritore të pagave sepse siç tha i mësuesit janë më meritorët për shtetin e Kosovës i cili po rritet, po zhvillohet e po njihet ndërkombëtarisht çdo ditë e më shumë.

Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga Hajredin Kuqi, Basri Musmurati, Bajrush Xhemajli kanë qëndruar të enjten pasdite në Gjilan, ku kanë takuar mësimdhënësit gjilanas raporton rajonipress.

Kreu i ekzekutivit edhe njëherë ka falënderuar për punën përkushtuese të mësimdhënësve.”Ju keni merita të jashtëzakonshme sepse keni qëndruar në ditët më të vështira dhe nga ky prizëm edhe më tutje do ju mbështesim. Mësuesit i kanë dhënë kuptim shtetit të Kosovës” tha Thaçi.

Thaçi tha se Kosovën aktualisht e kanë njohur 101 shtete dhe ka progres edhe në avancimin e madh ndërkombëtar në NATO e OKB.”Kemi rritje të zhvillimit ekonomik, kemi investime në edukim i cili edhe është çelësi i suksesit dhe i sigurisë për shtetin e Kosovës. Kosova është storie e suksesit dhe për këtë tregim të mirë na kanë lakmi edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”.

Thaçi ka përkujtuar mësuesit dhe u ka thënë se kujtojeni se ku ishit para 15 vitesh,”Mos harroni se në Kosovë ka ndodhur një sukses i pabesueshëm, e në këtë rrugë nuk do të thotë që s`kemi pasur vështirësi e probleme, por ne nuk do të ndalemi së punuari për ta bërë Kosovën vërtet një vend të qet, stabil e të zhvilluar” tha Thaçi.

Hidromorava

Thaçi tha se Gjilani dhe Anamorava kanë arsye të krenohen me të arriturat në procesin mësimor.”Tani e keni edhe Universitetin e Gjilanit i cili po ndërtohet çdo ditë dhe është në këmbë të qëndrueshme. Ky Universitet do ta ketë përkrahjen tonë maksimale shtetërore” tha Thaçi.

Thaçi së fundi i ka gëzuar sërish mësuesit me një lajm se ata do të kenë sërish rritje meritore të pagave , qysh në fillim të vitit 2014 derisa tha se Qeveria ua ka njohur stazhin e tyre të para luftës dhe ato mjete do t`i marrin në vitin 2015.”Nuk ka çmim që e paguan djersën dhe mundin tuaj, por Qeveria është përkujdesur që ju të merrni atë pjesë që u ka takuar shumëfishë” tha Thaçi.

Kurse Qemajl Mustafa tha se Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Gjilanit kanë bërë punë të mëdha në fushën e arsimit.”Kemi realizuar e përfunduar projekte të mëdha shkollore dhe kemi ndërtuar shkolla bashkëkohore falë mbështetjes së Qeverisë. Kemi arritur ngritje të dijes profesionale në shkollat tona” tash Mustafa.

Mustafa tha se falë Thaçit dhe komunës arsimi është trajtuar si e shenjtë dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kurse Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se shkollat e Gjilanit kanë treguar suksese të larta dhe kanë arsye të jenë krenar sepse kanë përfituar nga Qeveria Thaçi shkolla moderne, hapësira sportive, laboratore, shkolla profesionale e bashkëokohore ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.