FITORJA

Thaçi premton 120 milion euro për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan- Kryeministri dhe lideri i PDK-së Hashim Thaçi në tubimin e madh zgjedhor të degës së PDK-së në Gjilan tha se PDK në nivel vendi do të vazhdojë me projekte të mëdha për ta bërë Kosovën dhe Gjilanin Evropian. Për punët e mira dhe për projektet e ofruara ne në mandatin e ardhshëm do të investojmë 120 milion euro në Gjilan. Qemajl Mustafa tha se fitorja e PDK-së kësaj radhe është e sigurt sepse po marrim mbështetje e përkrahje nga të gjitha shtresat e kategoritë.

Hashim Thaçi kësaj radhe ka ardhur me zyrtarë të lartë qeveritar e partiak në Gjilan për ta mbështetur Qemajl Mustafën kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit, raporton rajonipress.

Hashim Thaçi lideri i PDK-së tha se PDK-ja kësaj radhe do të fitojë në të gjitha komunat e Kosovës sepse kemi ofruar njerëz të aftë e udhëheqës të mirë. “Nuk kam asnjë dilemë se kjo fitore do të ndodhë në Gjilan, Kamenicë, Viti, Vushtrri, Podujevë, Pejë, Prizren, Rahovec, Lipjan, Prishtinë, Gjakovë, Kaçanik, Ferizaj” etj.

Thaçi tha se PDK me këta njerëz dhe me këtë udhëheqës të mirë do të ndërtoj Kosovën Evropiane dhe Gjilanin evropian bashkë me Qemajl Mustafën.”Qemajl Mustafa duhet të votohet kësaj radhe sepse ka bërë punë të mira, ka realizuar projekte e investime mbi 92 milion euro. Nga takimet e djeshme me qytetarët kam parë se gëzon një popullaritet të madh nga të gjitha kategoritë, edhe nga studentët, pensionistët, mësuesit, aktorët. Dhe kjo është arsyeja që ne do ju mbështesim maksimalisht” tha Thaçi.

Thaçi tha se ishte bashkëpunimi i mirë i Qemajl Mustafës me Qeverinë që solli Universitetin e Gjilanit dhe do të ndikojmë që shumë shpejt të hapim edhe Universitetin në Preshevë.

ARKATANA

Thaçi ndërkaq ka premtuar rritje të pagave për të gjitha kategoritë dhe tha se do t`i mbështes të gjitha projektet që ofron Qemajl Mustafa.”Për të gjitha projektet madhore që do të ofrojë Qemajl Mustafa do ta mbështesim Gjilanin me 120 milion euro” tha Thaçi.

Kurse Qemajl Mustafa tha se PDK është fuqi e madhe në Gjilan sepse jemi partia më e përkushtuar.”Gjilanin e gjetëm të katandisur, e gjetëm me relacione të këqija ndër njerëzore, qytetarin e gjetëm të mërzitur e të zhgënjyer. Punuam shumë me orë të tëra për ta kthyer besimin e qytetarit duke krijuar klimë të mirë , duke bërë investime të shumta. E nxorëm komunën e Gjilanit nga errësira e plotë dhe e nxorëm Gjilanin nga lloçi e terri” tha Mustafa.

Mustafa tha se në këtë qeverisje tonën kemi investuar mbi 92 milion euro.

Kurse Izmi Zeka shef i shtabit të PDK-së tha se do të fitojmë kësaj radhe sepse Qemajl Mustafa ka bërë punë të mira dhe realisht Gjilani nuk ka alternativë tjetër./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.