Eko Higjiena

Thaçi: Policia e Kosovës forcë moderne dhe luftuese

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka uruar për pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke përshkruar rrugën e ndërtimit të këtij institucioni të sigurisë.

Kryeministri në detyrë ka postuar në Facebok, një pjesë të fjalimit të tij në ceremoninë e shënimit të 15-vjetorit të Policisë së Kosovës:

“Kam kënaqësinë e veçantë, që sot pranë policëve ta shënoj pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, institucionit të parë të sigurisë në Kosovën e pasluftës.

ARKATANA

Nga koha kur gjenerata e parë e juaj numëroi vetëm 176 pjesëtar, sot kemi një forcë moderne dhe luftuese kredibile e krimit nacional dhe ndërkombëtar.

“Jemi krenar që Policia e Kosovës vazhdon të jetë njëri ndër institucionet më të besueshme në shtetin tonë. Qytetarët tanë ndihen të sigurtë në çdo kohë e në çdo cep të vendit tonë – krejt kjo falë djemve dhe bijave tona që punojnë të përkushtuar pa ndalur.

Falë juve pra, Policisë më të mirë në rajon! Rezultatet e përkushtimit, suksesit dhe avancimit të Policisë së Kosovës janë të prekshme dhe ato po i shohim qartë”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/