Thaçi: Po të mos isha unë treni do të futej në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se po të mos ishte ai, treni ilegal i Serbisë do të futej në Kosovë.

I pyetur direkt nëse treni do të futej në Kosovë po të mos ishte ai, presidenti është përgjigjur prerazi.

“Po do të futej”, ka thënë Thaçi në emisionin “Komiteti”.

Mobi Casa

Ai më pas, e ka zbutur fjalorin duke thënë se vendimi për ndalimin e trenit është marrë edhe pas diskutimeve që ka bërë me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Nuk them me çka ka qenë e nxanun, por neglizhencë ka pasur. Vet kryeministri ka thirrë në zyrën time, kemi diskutu dhe jemi konsultu dhe janë marrë vendime ligjore”, ka thënë Thaçi.