Fundamenti

Thaçi: Po punohet për arritjen e një marrëveshjeje paqësore me Serbinë, nuk duhet të paragjykohet rezultati

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në “Dialogun Strategjik për Ballkanin Perëndimor – takimi i liderëve”, të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë të Zvicrës, ku ka folur rreth nevojës për të arritur stabilitet politik, duke e vlerësuar këtë edhe si “çelës” për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Presidenti Thaçi ka thënë se po punohet për arritjen e një marrëveshjeje paqësore me Serbinë, përmes dialogut në Bruksel.

“Stabiliteti politik prodhon edhe zhvillim ekonomik, prandaj edhe ne po punojmë për arritjen e një marrëveshjeje ndërshtetërore që stabilizon tërë rajonin tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Fundamenti

Në Forumin Ekonomik Botëror, presidenti Thaçi ka thënë se është avantazh që të dyja palët janë në favor të arritjes së kësaj marrëveshjeje dhe e tërë bashkësia ndërkombëtare, SHBA-ja dhe BE-ja, e përkrahin arritjen e saj.

“Nuk duhet të paragjykohet rezultati, por të gjithë duhet të jemi unikë në përkrahje të procesit të dialogut Kosovë – Serbi”, u shpreh presidenti Thaçi.

Pjesëmarrësit në këtë takim të mbyllur i përkrahën përpjekjet për të ndërtuar stabilitet politik në Ballkanin Perëndimor, si parakusht edhe për zhvillim, tërheqje të investimeve të huaja dhe rritje ekonomike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.