ARKATANA

Thaçi po kërkon nga Brukseli përshpejtimin e liberalizimit të vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takohet të marten në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Shultz.

Takimet me zyrtarët e lartë evropianë të presidentit Thaçi pasojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar vazhdimin e mandatit të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, dhe vijnë në kuadër të një vizite të zakonshme të tij në Bruksel pas marrjes së detyrës së presidentit.

Zgjatja e mandatit të EULEX-it për dy vjetët e ardhshëm ka hapur edhe mundësinë e takimeve të presidentit Thaçi me zyrtarët e lartë evropianë, që i kanë dhënë mbështetje të fortë misionit më të madh evropian për sundimin e ligjit.

ARKATANA

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës thonë se presidenti Thaci do të theksojë përkushtimin e Kosovës për rrugën e integrimeve euro-atlantike dhe rolin e saj si “faktor stabiliteti dhe fqinjësie të mirë në rajon”.

Gjithashtu presidenti Thaçi thuhet se do të kërkojë nga zyrtarët e lartë evropianë “përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Takimet e presidentit Thaçi me zyrtarët e lartë evropianë janë të parat që prej marrjes se detyrës në prill të këitj viti, në një mandat 5-vjeçar. (REL)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.