Thaçi po i mban punëtorët “gjallë e për gazep”

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po i stimulon punëdhënësit, por jo edhe punëmarrësit. Paga minimale e vendosur nga kryeministri në lartësi prej 130 eurosh bën që punëtorët të mos kenë mundësi për t’i mbajtur familjet e tyre.
Kështu thotë kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një intervistë për gazetën. Azemi thotë se rreth 60 për qind e punëtorëve në sektorin privat punojnë pa kontrata të punës, gjë që bën që asnjë e drejtë e punëtorit që del nga Ligji i punës të mos respektohet.
Përveç pagës së ulët, punëtorët e sektorit privat, sipas Azemit, janë të privuar edhe nga pushimi vjetor dhe punojnë me orar të zgjatur… (“Koha Ditore”)