HW

“Thaçi po e rrezikon Kosovën për t’i ikur ndjekjes së mundshme nga Specialja”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kafshë në kafaz është vetëm një prej përshkrimeve që portali i njohur amerikan Politico, dega në Evropë, ia përshkruan ish-kryeministrit Hashim Thaçi.Në një tekst të gjatë me titull “Mashtruesit që e drejtojnë Kosovën” e që e ka për autor amerikanin me prejardhje kroate, Chuck Sudetic, Thaçi akuzohet se po e vë në rrezik gjithë Kosovën për t’i ikur ndjekjes së mundshme nga Gjykata Speciale.

Sudetic pohon se Thaçi po e mashtron Amerikën dhe Evropën, duke bërë thirrje që të votohet Specialja, por qëllimisht i ka nxitur disa prej deputetëve që ta bllokojnë kalimin e amendamenteve kushtetuese.

Politico thotë se ka folur me një sërë diplomatësh e ish-diplomatësh amerikanë e evropianë, që të gjithë anonimë, të cilët kanë përmendur dëmet që do t’i ketë Kosova nëse nuk e kalon Specialen, raporton Interaktiv në KTV.

“Nëse kjo nuk kalon, marrëdhëniet e SHBA-së me këtë qeveri dhe me qeveritë në vazhdim do të përkeqësohen. SHBA dëshiron të tregoje se e ka seriozisht që akuzat të hetohen në një proces kredibil”, ka thënë një diplomat perëndimor.

Një diplomat evropian ka thënë se të gjithë perëndimorët janë në një zë në këtë çështje, dhe se nëse nuk kalon do të ketë ndryshime në procesin e liberalizimit të vizave dhe sa i përket nënshkrimit të MSA-së.

Politico transmeton qëndrimet e disa diplomatëve se pse është me rëndësi që Specialja të vendoset jashtë Kosovës. Madje, në shkrim thuhet se në Kosovë ka pasur raste të vrasjeve gangstere të diplomatëve, si dhe është përmendur fenomeni i hakmarrjes që portali beson se është ende shumë prezent në Kosovë.

Në shkrim përshkruhet si shumë i tensionuar takimi me Victoria Nuland, e cila e ka paralajmëruar Thaçin se do të ketë pasoja nëse nuk votohet Gjykata.

UBT

“Thaçi po sillet si një kafshë e mbyllur në kafaz. Njerëzit në Kosovë do të ishin shumë të lumtur që ta hiqnin qafe Thaçin, por nuk e dinë si ta bëjnë këtë. Thaçi kontrollon qeverinë dhe jetën ekonomike në Kosovë. Liderët e rinj nuk kanë mundësi të dalin në pah. Nuk ka shpresa se bizneset e reja mund të përparojnë”, ka thënë një përfaqësues i lartë për një organizatë të madhe ndërkombëtare në Prishtinë.

Sudetic gjithë shkrimin e tij e bazon në raportin e Dick Martyt që fliste edhe për trafikim me organe njerëzore. Ai citon edhe një ish-ambasador perëndimor që i thotë se krimi i organizuar në Kosovë përfshinë transportim ilegal të drogave, trafikim me njerëz, kontrabandë me mallra, trafikim të grave dhe prostitucion, shpëlarje parash, trafikim organesh dhe reketim. Sipas tij, nëntoka e Kosovës punon bashkë me grupe kriminale në Serbi, Malin e Zi, Maqedoni, Bullgari, Turqi dhe Shqipëri.

Gazetari amerikano-kroat është bashkautor i librit “Gjuetia” të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla Del Ponte, në të cilin ajo akuzonte ish-krerët e UÇK-së për krime gjatë luftës.

Sudetic ka punuar edhe në Tribunalin e Hagës në vitet 2001-2005 dhe mes tjerash ka shkruajtur edhe për Washington Post.

Ai ka raportuar në kohën e luftës në Bosnjë, dhe në përgjithësi për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

http://koha.net/?id=27&l=67368

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.