FITORJA

Thaçi: Platforma ime Kushtetuta dhe Rezoluta e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryeministri i vendit Hashim Thaçi gjatë inspektimeve të lumit Mirusha në Gjilan ka folur edhe për dialogun me Serbinë. Thaçi tha se platforma e tij për bisedime është Kushtetuta e Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë.

“Platforma ime për bisedime me Serbinë do të jetë Kushtetuta, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë”. Kështu është shprehur Hashim Thaçi të dielën në Gjilan gjatë inspektimeve që i ka bërë njërit prej projekteve më të mëdha në Gjilan rregullimit të lumit “Mirusha”.

Thaçi i pyetur nga gazetarët se me çfarë platforme do të shkojë Kosova në bisedime me Serbinë tha se e rëndësishme është që dialogu është përkrahur edhe nga spektri i gjer politikë ku edhe kemi të miratuar rezolutën e Kuvendit .Gjithashtu dialogu po mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA-të dhe vendet evropiane , derisa platforma ime dhe e ekipit kosovar në bisedime do të jetë gjithmonë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e pavarësisë “ tha Thaçi.

Uji Dea

Kryeministri Thaçi tha se megjithatë urgjente mbetet implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani me Serbinë siç janë integrimi i kufijve, largimi i strukturave paralele, identifikimi i të gjithë të pagjeturve.

Thaçi tha se dialogu dhe bisedimet janë çështje madhore dhe tejkalojnë konceptet partiake. “Bashkë me liderët politikë të LDK e AAK-së jemi duke punuar për procesin e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë. Sa herë që kemi qenë të bashkuar kemi dalur të suksesshëm dhe kam besim të plotë se do të kemi sukses ngase kjo tejkalon interesat e politikës ditore, tejkalon interesat e subjekteve politike, meqë bëhet fjalë për çështje madhore dhe do të veprojmë e punojmë bashkërisht” tha Thaçi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.