UBT

Thaçi: Perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme është integrimi i Ballkanit në NATO dhe BE

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris.

Kreu i shteti në mesditë do të ketë një panel të veçantë, ku do të flasë për angazhimin dhe arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë, përcjell lajmi.net.

ARKATANA

Postimi i plotë:

Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bëmë bashkë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë. Republika e Kosovës vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, e përkushtuar gjithnjë për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale dhe globale.

Ne e dimë më së miri sa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ashtu siç e dimë, që perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian. HTH /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.