ARKATANA

Thaçi përsërit: Marrëveshje përmes dialogut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas takimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës me presidenten Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi ka theksuar se ky takim ishte në vazhdën e takimeve që presidentja po zhvillon në kuadrin e zotimeve dhe përkushtimit të saj drejt formimit të institucioneve në Kosovë.

“Ishte një takim korrekt. Vlerësojmë zotimet dhe përkushtimin e presidentes Jahjaga për të mundësuar arritjen e një marrëveshje për formimin e institucioneve. Qëndrimi i PDK-së, tanimë është i njohur – respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve, rezultatit të zgjedhjeve, si dhe natyrisht respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë lideri i PDK-së.

“Edhe sot bëjmë thirrje për të gjithë spektrin politik që të reflektojë në mënyrë që të ofrohet zgjidhje përmes dialogut. Marrëveshja është e domosdoshme për të shkuar drejt formimit të institucioneve”, ka thënë ndër tjerash Thaçi. /Telegrafi/

Uji Dea

Jahjaga takon PDK-në

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka filluar sot takimet e radhës me përfaqësues të partive politike në Kosovë për të trajtuar tejkalimin e ngërçit politik.

Të parët që kanë shkuar të Jahjaga, janë tre përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.