Uji Dea

Thaçi përkujton Ibrahim Rugovën para LDK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përderisa LDK-ja ende nuk ka nisur përkujtimet për përvjetorin e vdekjes së liderit të tyre historik Ibrahim Rugova, për këtë është përkujdesur Thaçi i cili ka postuar një status në faqen zyrtare të tij në Facebook.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar tërë popullin e Kosovës për vdekjen e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, njëherësh edhe kryetar i LDK-së,.

Kështu, kryeministri këtë e ka bërë para LDK-së dhe partive të tjera politike duke u bërë i pari që ka ngushëlluar përkrahësit e ish presidentit, përderisa e ka quajtur Rugovën personalitet të spikatur që i dha shumë Kosovës.

RCCOLA

“Nesër bëhen tetë vjet prej kur u nda nga jeta ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ishte një personalitet i spikatur që i dha shumë letërsisë, shkencës dhe politikës shtet-formuese të popullit tonë. Institucionet e Republikës së Kosovës e vlerësojnë dhe e respektojnë angazhimin e ish-Presidentit Rugova për pavarësinë e vendit”, ka shkruar Thaçi.