ARKATANA

Thaçi: Për zgjedhjet vendoset në KQZ, jo në Bruksel

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para takimit në Bruksel, ka thënë se nuk do të diskutohet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, pasi për këtë vendos KQZ. Ai, po ashtu, është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes për telekomin dhe energjinë.

Pak para fillimit të takimit të sontëm në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, kryeministri Thaçi është deklaruar për media. Ai ka mohuar se do të diskutohet për zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Sa u përket zgjedhjeve vendoset në Komisionin Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe jo në Bruksel dhe gjithçka do të jetë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe sipas marrëveshjes së 19 prillit”, ka thënë Thaçi, transmeton KP.

Ai është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes për telekomunikacionin.

“Sot ne shpresojmë se do të përmbyllim çështjen e telekomunikacionit dhe energjisë dhe ritheksoi se për çështjen e zgjedhjeve vendos Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/

———————————————————————-

FIDANISHTJA

Në Bruksel filloi raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka njoftuar se në Bruksel ka filluar rrethi i ri i bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic nën ndërmjetësimin e Shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

“Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është duke takuar kryeministrin (e Serbisë) Dacic dhe zëvendëskryeministrin Vucic. Kjo do të pasohet nga një takim dypalësh me kryeministrin Thaçi. Takimi i përbashkët do të zhvillohet pas këtyre”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar zyra e baroneshës Ashton.
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot për të 16-ën herë.

Pritet që në fokus të takimit të përbashkët të jenë zgjedhjet e 3 nëntorit.

Gjatë takimit pritet të zgjidhet çështja e emrit të listës unike “Srbija” që do të marrë pjesë në zgjedhjet e sivjetme. Ministri pa portofol i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se përfaqësuesit e BE-së me të cilët foli për emrin e listës së përbashkët serbe nuk kishin kritika ndaj emrit të saj, ashtu siç ka Prishtina dhe theksoi se emri i listës mund të ndryshohet vetëm me pajtimin e serbeve nga Kosova. “Bisedova me përfaqësuesit e BE-së, për emrin e listës serbe dhe ata më informuan se pala shqiptare, janë duke u ankuar për këtë listë, respektivisht vetëm për emrin e listës. Nuk e kam përshtypjen që përfaqësuesit e BE-së ndajnë mendimin e njëjtë”, ka thënë Vulin.

Dy kryeministrat do të bisedojnë edhe për telekomin e energjinë, çështje për të cilat paralajmërohet se do të arrihet marrëveshje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.