FITORJA

Thaçi për vrasjen e Ivanoviqit: E vërteta do të dalë, ndonëse dikujt do t’i dhembë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për vrasjen e liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Ai, për medien serbe ka theksuar se motivet e vrasjes, sipas informatave, janë mafioze.

“Hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviq po vazhdon. Deri më tani nuk ka asnjë tregues që aludoi për rastin e motivuar etnikisht, por informacioni i parë që tregon, kanë të bëjnë me motive mafioze. Ne do të bashkëpunojmë me autoritetet serbe, në mënyrë që të marrim informacionin e duhur. E vërteta do të dalë, edhe pse dikujt do t’i dhemb”, tha Thaçi për N1, transmeton Telegrafi.

Thaçi tha se këto ishin të dhëna paraprake nga autoritetet hetuese kosovare.

Uji Dea

“Për më tepër, unë nuk mund të flas. Janë institucionet përkatëse që do të japin rezultatet e tyre. Megjithatë, mund të ketë struktura kriminale të lidhura me qarqe të caktuara politike”, tha ai.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar në Mitrovicë, përballë zyrave partisë së tij iniciativës qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”.

Sipas autopsisë, Ivanovic është goditur me gjashtë plumba dhe jo shumë larg nga skena e vrasjes çështë gjetur arma.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.