Thaçi për vizitën e Biden: SHBA-të na kanë mundësuar të bëhemi shtet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar pritjen zëvendëspresidentit amerikan, Jode Biden në aeroportin “Adem Jashari”.
“Së bashku me Lumen pritëm zëvendëspresidentin Biden dhe familjen e tij. Për t’iu uruar përzemërsisht mirëseardhjen miqve të përjetshëm të Kosovës ishte me ne edhe Majlinda, heroina më e shquar e vendit tonë. Partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.