Mobi Casa

Thaçi për takimin e Washingtonit: S’do të jetë lehtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti Hashim Thaçi në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me takimin Kosovë – Serbi që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Në një intervistë për T7, Thaçi ka thënë se do të angazhohen për marrëveshje përfundimtare, që nënkupton njohje reciproke.

“Në kohën e duhur për Kosovën është takimi që do të organizohet në Uashington, është një takim i munguar por, që po ndodhë për herë të parë në mes të dy vendeve të Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë i udhëhequr nga SHBA’ja, gjithmonë kanë qenë jashtëzakonisht inkurajuese letrat e presidentit Trump për të presidentët edhe të Kosovës dhe Serbisë, që të shtyhet procesi i paqes përpara dhe të arrihet marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë ai.

Presidenti thotë se dita e takimit Kosovë – Serbi do të jetë e vështirë dhe rraskapitëse në kuptimin e negociatave me liderët serb.

FIDANISHTJA

“Unë besoj që do të jetë një ditë jo e lehtë, jashtëzakonisht e rëndë, shumë e vështirë dhe rraskapitëse në kuptimin e negociatave me Serbinë, ne si Kosovë kemi kërkuar gjithmonë që në tavolinë të diskutimit të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tash mund të themi jemi të bekuar që jo vetëm do të jenë po do ta udhëheqin këtë proces, mendoj që është diçka e mirë, një mundësi që na ka munguar, shpresoj që do të punohet intenzivisht që ndërlidhet për çështjet ekonomike por edhe që mund të ndikojë për hapjen e çështjeve tjera”, ka thënë ai.

I pari i shtetit thotë se Serbia ka mbetur peng i së kaluarës, derisa, Kosova ka ecur me hapa progresiv.

“Delegacioni i Serbisë shikon më tepër ka e kaluara, ende vazhdojnë të mbesin peng i së kaluarës miteve të rrejshme historik e për Kosovën kur Kosova ka bërë hapa gjigand progresiv. Është e lirë e pavarur. Realiteti në Kosovë ËSHTË ndryshe nga ajo që pretendon Serbia. Do të ulen dy shtete plotësisht të barabarta, mendoj që do të jetë një ditë jo e lehtë, por e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.