Uji Dea

Thaçi për Radion publike suedeze: Serbia kishte për synim aneksimin e veriut, e parandaluam

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një interviste ekskluzive për Radion publike suedeze (SR), ka thënë se Serbia ka pasur plane për të aneksuar veriun e Kosovës, ashtu si Rusia aneksoi Krimenë.

Ai ka thënë se kur bëhet fjalë për Serbinë, politika në Kosovë kurrë nuk do të jetë naive. Sipas tij, treni që dërgoi Serbia me mbishkrime nacionaliste ishte një përpjekje për të provokuar një situatë që do të justifikonte sulmet serbe në Kosovë, megjithëkëtë, kjo u ndalua.

Radio suedeze raporton se incidenti me tren është parë edhe si pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale serbe, të cilat pritet të mbahen muajt e ardhshëm dhe një përpjekje e Serbisë për të provokuar administratën e re amerikane, e udhëhequr nga presidenti Trump.

FITORJA

Presidenti Thaçi për SR-në ka thënë se ai personalisht ka marr garanci se Uashingtoni nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

Me gjithë tensionet ndërmjet dy shteteve, sipas SR-së, presidenti Thaçi është i bindur se Serbia herët a vonë do të njeh pavarësinë e Kosovës. /ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.