RCCOLA

Thaçi për pranimin në UNESCO: Një hap i madh për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se aprovimi i Rezolutës që rekomandon pranimin e Kosovës në UNESCO është një hap shumë i madh për Kosovën.

“Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s sapo aprovoi Rezolutën që rekomandon pranimin e Republikës së Kosovës në UNESCO. Një hap shumë i madh përpara për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Uji Dea

Ndërsa në një prononcim për mediat, menhëherë pas vendimit për Kosovën në UNESCO, Thaçi ka thënë se është fituar një betejë e fuqishme, njofton Klan Kosova.

Ai ka falënderuar miqtë e Kosovës dhe qytetarët. Gjithashtu ka deklaruar se Serbia bëri fushatë të dështuar. /Telegrafi/