Eko Higjiena

Thaçi për mediat gjermane: Vitin tjetër pa viza

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë një intervistë gazetës më të madhe që merret me ekonomi dhe financa në Gjermani “Handelsblatt”.Duke folur për izolimin shumë vjeçare të kosovarëve, Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE që të heqë dorë nga vizat për qytetarët tanë.

“Me heqjen e detyrimit për viza, do të bie migracioni i paligjshëm. Ne në ndërkohë i përmbushim kërkesat e BE-së. Prandaj, unë pres që vitin e ardhshëm, të hiqen vizat nga BE-ja për qytetarët nga Kosova”, ka paralajmëruar ai.

Ai është cituar edhe nga gazeta “Die Welt”, Televizioni n-tv, “Tagesspiegel”, “Basler Zeitung, “Merkur” dhe “Rheinische Post”, duke folur për liberalizimin e vizave, zhvillimin ekonomik, MSA-në dhe luftën kundër migrimit ilegalë.

Thaçi ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për domosdoshmërinë e krijimit të më shumë vendeve të punës për qytetarët e Kosovës.

Uji Dea

Ai ka folur edhe për migracioni ilegal. “Shumica e vendeve të BE-së tashmë e kanë shpallur Kosovën, si dhe pjesën tjetër të Ballkanit, si një vend të sigurt. Një konstatim i saktë, sepse Kosova është vërtetë një vend i sigurt, një shtet i kthyer drejt të ardhmes, zhvillimit dhe prosperitetit”, është cituar Thaçi nga e përditshmja gjermane “Die Welt”.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka theksuar se menjëherë pas fluksit të madh të migracionit ilegal, autoritet kosovarë në bashkëpunim me ato gjermane kanë ndërmarr hapa përcaktues në parandalimin e shtimit të numrit të atyre që kanë lëshuar vendin, transmeton KP.

“Ne jemi duke u përpjekur për të përcjellë të vërtetën për të informuar njerëzit përmes një fushate informative. Gjithashtu, unë personalisht përpiqem për të folur me emigrantët për të qartësuar gënjeshtrat e kontrabanduesve. Me ndihmën gjermane, ne gjithashtu jemi duke u përpjekur, që të rikthyerve në Kosovë t’i ndihmojnë sa më shpejt që të jetë i mundur integrimin, që do të thotë, t’ju ofrojmë një çati mbi kokë dhe asistencën sociale”, ka thënë ai./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.