RCCOLA

Thaçi për masakrën e Lybeniqit: Krimet e tilla nuk harrohen, as nuk vjetrohen

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Presidenti Hashim Thaçi, ka përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së fshatit Lybeniq të Pejës, nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Thaçi në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë.

Mobi Casa

Sipas tij, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen.

“Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane. Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/