Fundamenti

Thaçi për Die Presse: Serbia, peng i së kaluarës që ka shkaktuar tragjedi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, për të përditshmen gjermane Die Presse ka komentuar qasjen e Serbisë për ftesën nga shoqëria civile në Beograd për të marrë pjesë në një konferencë të tyre. Thaçi ka thënë se ministra të Qeverisë së Kosovës tanimë kanë qëndruar zyrtarisht në Serbi dhe se zyrtarët më të lartë të Serbisë kanë qëndruar në Kosovë.

“Ka qenë befasi për mua se si ka reaguar Serbia në gatishmërinë që kam shprehur që të vizitoj Beogradin dhe të marr pjesë në një konferencë rajonale të organizuar nga një organizatë e shoqërisë civile. Kam besuar dhe besoj se kjo do t’i kontribuonte edhe më shumë thellimit të komunikimit mes dy shteteve dhe mes dy popujve, si dhe do të ndihmonte edhe më shumë që të promovohen vlerat evropiane që po bëjmë liderët e tërë rajonit”, ka thënë Thaçi për Die Presse.

Edhe më befasues dhe thellësisht zhgënjyes, sipas tij, ka qenë kërcënimi nga autoritetet serbe se kinse do të arrestohet në momentin e parë që do të ketë kontakt me agjentët e organeve të sigurisë të Serbisë.

ARKATANA

“Kjo ishte bërë duke u thirrur në një aktgjykim të kohës së Milosheviqit, kur gjykatat janë marrë me politikë e jo me sundim të ligjit”, ka thënë Thaçi.

Në këtë intervistë, e cila është paralajmëruar të dalë nesër në version më të gjatë, Thaçi ka thënë se Kosova, rajoni, por edhe tërë Evropa, dëshirojnë të shohin një Serbi që është shkëputur nga koha e Millosheviqit, që është shkëputur nga e kaluara dhe që është kthyer kah e ardhmja, kah vlerat evropiane të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë.

“Ngjarja e fundit, pra refuzimit që të më sigurohet qëndrimi në Beograd, e sidomos kërcënimet e drejtuara drejt meje, por pastaj edhe kundër përfaqësuesit tonë në Beograd dhe vet organizatorëve të konferencës që në fund u detyruan të anulojnë ftesën për mua dhe për ministrat e tjerë të rajonit, tregojnë për një Serbi që ende është peng i politikave që kanë shkaktuar tragjeditë dhe vuajtjet më të tmerrshme në fund të shekullit të kaluar”, ka thënë Thaçi për Die Presse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.