FITORJA

Thaçi për Der Standard: Serbinë do ta padisim për gjenocid

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard” ka theksuar se Kosova është duke shqyrtuar disa mundësi për të paditur Serbinë për krimet gjenocidiale në Kosovë.

Sipas tij, ka shumë shqiptarë që kanë përgatitur dosje dhe dëshirojnë ta padisin Serbinë për dëmet e luftës, duke e bërë përgjegjëse Qeverinë e Serbisë të viteve të 90’ta për shkatërrimin e 65% të pronës private të kosovarëve.
“Ekziston edhe mundësia e adresimit të përgjegjësisë në Hagë”, ka shtuar ai.

Sipas Thaçit, Serbia është mirë t’u kërkojë falje familjarëve të viktimave, sikurse ishte rasti i Republikës Jug-afrikane.

“Duke parë që në Serbi ende nuk ka vullnet për të kërkuar falje, ne duhet të gjejmë mënyra ta dokumentojmë historinë dhe të gjejmë sadopak ngushëllim për familjet e mbi 10 mijë të vrarëve dhe 20 mijë grave të dhunuara, duke përdorur instrumentet ligjore”, ka shtuar ai.

FIDANISHTJA

Thaçi për “Der Standard” ka thënë se ende po diskutohet me aleatët dhe juristët se si të procedohet kërkesa e Kosovës për gjetjen e përgjigjeve se kush ishin vrasësit serbë të 1999-es.

Ai ka folur edhe për mosshkuarjen e tij në Beograd dhe ka thënë se Serbia gjatë viteve të 90-ta ka lëshuar fletarreste edhe ndaj Javier Solanes, Tony Blair, Bill Clintonit dhe ndaj tij nën akuza për terrorizëm dhe sulme ndaj Serbisë.

“Këto aktakuza janë absurde dhe unë pres që shumë shpejt Serbia të reflektoj dhe t’i anulojë të gjitha akuzat nga koha e Millosheviqit. Ne jemi në vitin 2015 dhe është e çuditshme që këto vendime nga një kohë shumë e errët e historisë, ende të kenë validitet gjyqësor”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.