Mobi Casa

Thaçi për ankesat e Kurtit tek Mike Pence: Le t’i shkruaj kujtdo, SHBA e njeh realitetin këtu

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot para mediave pas Samitit të Zagrebit, raporton Gazeta Express. I pari i vendit tha se Kosova është vend i pavarur dhe sovran e se dialogu duhet të vazhdoj në mes të dy vendeve të pavarura.

“Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të BE’së dialogu duhet të vazhdojë në mes të dy vendeve të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshoj askush, nuk jam këtu t’i komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari, por të përfaqësoj vizionin e politikës dhe institucioneve kosovare, të vendit të pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të saj”, tha ai.

Presidenti i shtetit ka shtuar se beson në SHBA’në dhe BE’në në këtë fazë të marrëveshjes finale, teksa thotë se do të rezultojë në njohje të shtetit të Kosovës.

“Zyrtarët e Serbisë kanë theksuar edhe më herët që s’ka gjasa as për liri as për pavarësi, po ja që i gëzojmë, unë vazhdoj të besoj në Shtetet e Bashkuara në koordinim me BE’së që do të rezultojë në njohje të shtetit”, ka deklaruar ai.

Uji Dea

Thaci është pyetur edhe për letrën që dje u bë e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar numrit dy të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zëvendës Presidentit Mike Pence, në mes të muajit prill të këtij viti.

Ai tha se janë të lirë t’i shkruajnë kujtdo e se SHBA’të e njohin realitetin në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës ka pasur gjithmonë besim në përkushtimin dhe rolin e SHBA’së.

Nuk janë me rëndësi deklarimet e Beogradit, sa është me rëndësi uniteti. Sa i përket letrave që theksuat unë nuk jam duke lexuar nuk i kam pasur nëpër duart e mia është e lirë që t’i shkruajnë kujtdo çka do nuk e kam ndermen të merrem me këto letra, SHBA e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë, dhe të gjithë të tjerët”, tha presidenti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.