Eko Higjiena

Thaçi për AFP: Ky është momenti i duhur për marrëveshje me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për AFP, ka thënë se “Do të punojmë bashkë të definojmë kufijtë, siç kemi bërë me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, por nuk do të ketë kufij të bazuar në vija etnike”.

Kreu i vendit ka thënë se Kosova do të mbetet multietnike, dhe se falë kësaj marrëveshje regjioni do të jetë më i sigurt.

“Kosova do të mbetet multietnike , po ashtu edhe Serbia, popullata nuk do të zhvendoset. Regjioni do të jetë më i sigurt duke iu falënderuar kësaj marrëveshjeje”, u shpreh ai.

Uji Dea

Duke folur për takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel, ai ka thënë se takimi ishte i vështirë, por i rëndësishëm për fazën përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se tani është momentumi i duhur dhe lidershipi i duhur për arritjen e marrëveshjes. E, një marrëveshje e tillë sipas tij duhet të jetë rreth, njohjes së dyanshme të Kosovës dhe Serbisë, (a) marrëveshje ligjërisht obliguese, një mundësi për Kosovën të anëtarësohet në KB sepse Rusia do të tërhiqte veton në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i Kosovës, duke folur për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ka thënë se “Forcat e Armatosura të Kosovës do të krijohen. Kjo është një marrëveshje e bërë” dhe se sipas tij “Çdo gjë që bëjmë do të jetë kushtetuese dhe ligjore, do të jetë një proces gradual, i koordinuar me partnerët tanë në NATO dhe SHBA”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.