Eko Higjiena

Thaçi: PDK u sakrifikua për ta zhbllokuar ngërçin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në intervistën e tij të fundit si kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ishte koha e fundit që vendit t’i jepej ajo që e meriton dhe që qytetarët t’i kishin institucionet për të cilat kishin votuar.

UBT

“Dëshiroj të potencoj se qytetarët dhe vendi padrejtësisht e ka përjetuar një krizë institucionale apo një ngërç të pakuptimtë, por për arritjen e marrëveshjes që kemi nënshkruar, PDK dhe LDK, është dashur të tejkalohen ato momente të inateve, të lagjeve politike apo provinciale dhe të reflektojmë në kuptimin e përgjegjësive më të larta institucionale për të cilën jemi votuar në vend”, ka thënë Thaçi në intervistë për RTK-në, duke shtuar se bllokada ishte e padrejtë dhe se partia e tij sakrifikoi për zhbllokim të gjendjes. /RTK/