Eko Higjiena

Thaçi: PDK po mobilizohet për çdo situatë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur për të tretën ditë me radhë sonte, duke mos lejuar pjesëmarrjen e mediave për të përcjell zhvillimet brenda subjektit më të madh në vend.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i PDK-së, njëherësh edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se në takim u diskutua për zgjedhjen e tij si president i Kosovës, e as mundësinë e kandidimit të Kadri Veselit për kryetar të kësaj partie, pasi që ai të bëhet president.

“Nuk është diskutuar për këto çështje. Partia Demokratike e Kosovës do ta respektoj në tërësi marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partnerët e tjerë të koalicionit. PDK ka një lidership shumë të fuqishëm, të organizuar, gjithashtu me një kuadër shumë të fuqishëm politik në kuadër të Republikës së Kosovës, me një program, agjendë dhe vizion të qartë. Prandaj është në një rrugë shumë të mirë në kuadër të vazhdimit të reformave të brendshme edhe në parti për suksese të reja. Por, është një situatë krejt e zakonshme, e avancuar dhe shumë e suksesshme”, tha Thaçi.

Sipas tij, kjo mbledhje ishte e rregullt dhe vazhdim i mbledhjeve të ditëve të fundit, dhe se ajo është në kuadër të domosdoshmërisë për një dialog ndërinstitucional por edhe ndërpartiak, në të njëjtën kohë për vazhdimin e agjendës shtetërore në Kuvend, por edhe në Qeverinë e Kosovës.

Uji Dea

Pos kësaj, ai tha se kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm të mobilizimit të PDK-së.

“Diskutuam edhe për hapat e mëtutjeshëm të mobilizimit të Partisë Demokratike të Kosovës në kuadër të ristrukturimit, por edhe të një rimobilizimit të fuqisë elektorale të Partisë Demokratike të Kosovës si partia e parë në vend, si partia më e fuqishme, si partia fituese në zgjedhje dhe në kuadër të Rinisë Demokratike dhe Gruas Demokratike, por edhe në kuadër të gjithë PDK-së, në mënyrë që t’i japim përgjigje çdo situate dhe rrethane të krijuar”, u shpreh ai.

Kjo është hera e tretë që Kryesia e PDK-së mblidhet gjatë kësaj jave, por që diskutimet në mbledhje janë mbajtur fshehtë nga publiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.