Thaçi: PDK në Viti adresë të vetme e ka Nexhmedin Arifin

Gjilan – Kryeministri Thaçi, në tubimin e madh me simpatizantët dhe strukturat e PDK-së, dega në Viti , i cili u mbajt sot në Restaurant Lindi në Viti, theksoi se mbështetë fuqishëm kryetarin Arifi dhe se përkitazi me këtë Partia Demokratike e Kosovës, dega në Viti ka vetëm një adresë dhe ajo adresë është Kandidati Arifi dhe Shtabi Zgjedhorë i tij.
Hierarkia si një sistem vlerash përmes së cilës mirëfunksionon një subjekt i caktuar, duhet të respektohet patjetër.Kjo rrjedh nga legaliteti si një koncepti fundamental i civilizimit.
Në këtë kontekst Hashim Thaçi, Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, vazhdon ta mbështesë fuqishëm kandidatin për kryetar nga radhët e degës së PDK-së në Viti, zotin Nexhmedin Arifi.
Kjo për shkak të hutisë që është krijuar lidhur me koalicionin që dy persona privat kanë lidhur me AAK-në. Përfundimisht, në mënyrë të prerë, Kryeministri Thaçi, në tubimin e madh me simpatizantët dhe strukturat e PDK-së, dega në Viti , i cili u mbajt sot në Restaurant Lindi në Viti, theksoi se mbështetë fuqishëm kryetarin Arifi dhe se përkitazi me këtë Partia Demokratike e Kosovës, dega në Viti ka vetëm një adresë dhe ajo adresë është Kandidati Arifi dhe Shtabi Zgjedhorë i tij.
Ai porositi të gjitha strukturat dhe nënshtabet zgjedhore që të angazhohen pa ndal për fitoren e sigurt të kandidatit Arifi.
Sipas tij ata të cilët nuk përkrahin Arifin nuk janë PDK dhe se askush nuk mund të jetë mbi Partinë Demokratike të Kosovës.
Ndërkaq kandidati Arifi tha se po punojmë si kurrë më parë në mënyrë që Partia Demokratike e Kosovës edhe më të jetë forca e parë politike në Viti thuhet në njoftimin e sektorit për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/