Thaçi: PDK është shkollë politike për partitë e tjera

Thaçi tha se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që tash e 17 vite e ka elektoratin e saj besnik.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur takim me strukturat udhëheqëse të kësaj partie në qytetin e Ferizajt.
Thaçi tha se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që tash e 17 vite e ka elektoratin e saj besnik.
“Këto ditë jemi duke u takuar me strukturat e Partisë Demokratike në tërë Kosovën për të komunikuar sepse e ardhmja e PDK-së qëndron tek komunikimi dhe afërsia me strukturat e saj”, tha Thaçi.
Ndërsa për ngjarjet e fundit politike në vend ai tha se partitë e tjera duhet ta marrin përgjigjen e qytetarëve e cila duhet të ju tregojë se qytetarët nuk do të lejojnë shkatërrimin e republikës me mjete të dhunshme dhe jo demokratike.
Ndërsa nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se në këtë vend është bërë shumë, por ka mbetur edhe shumë për tu bërë, transmeton Indeksonline.
“Ne duhet ti kushtojmë rëndësi zhvillimit ekonomik për të mos lejuar që popullata jonë të emigrojë për shkaqe ekonomike dhe se kjo detyrë është përgjegjësi e jona, neve që mbajmë petkun politik”, tha Veseli.
Veseli ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Ai tha se askush nuk mund ta mbrojë më mirë UÇK-në se sa ata që udhëhoqën./Indeksonline/