ARKATANA

Thaçi: PDK do të shënojë fitore me të thellë se në 2007-ën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Misioni i Ri është për qytetarin, përtej dallimeve politike, për të punuar bashkë për interesat e vendit tonë. Kështu tha sot Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në hapje të fushatës zgjedhore në Prishtinë, në një tubim të madh në Sallën ‘1 Tetori’.

Në fjalën e tij para simpatizantëve, Thaçi deklaroi se PDK-ja bashkë me partnerët e koalicionit do të arrijë fitore të thellë në zgjedhjet e 8 qershorit.

“Fitorja jonë do të jetë edhe me e thellë se në vitin 2007”, tha ai, teksa ka shpalosur Misionin e Ri për vendin.

Mobi Casa

“Ne kemi përmbyll me sukses të plotë dy angazhimet tona të mëdha; për të fituar lirinë e vendit tonë dhe për të bërë Kosovën e pavarur dhe sovrane. Po punojmë që të jemi pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe OKB-së. Dy misionet e para ishin për shtetin tonë, e misioni ynë i ri është për qytetaret tanë. Ne do të krijojmë 200 mijë vende të reja të punës. Do të investojmë 500 milionë euro vetëm në sektorin e bujqësisë për të krijuar 50 mijë vende të punës. Ne do të krijojmë vende të reja të punës, do të investojmë në biznese të reja, dhe sikur që kemi bërë çdo vit, ne do të vazhdojmë me rritjen e pagave”, ka deklaruar Thaçi.

Në këtë tubim, para simpatizantëve kanë folur edhe liderët e partive të tjera të koalicionit. Ata thanë se Misioni i Ri është bashkim i shumë ideve e njerëzve më të mirë që do të zhvillojnë vendin. Pas Prishtinës, fushata do të vazhdojë në Fushë Kosovë dhe Drenas. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.