ARKATANA

Thaçi: Partitë opozitare janë verbuar

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se ka një kohë të gjatë që partitë opozitare janë verbuar nga mosdurimi për ta marrë pushtetin me dhunë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ka një kohë të gjatë që partitë opozitare janë verbuar nga mosdurimi për ta marrë pushtetin me dhunë.

Frustrimi i opozitës është në rritje, sidomos pas vendimit të mirëpritur të Gjykatës Kushtetuese, e cila qartazi sqaroi dy gjera esenciale: e para se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Parë të ratifikuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, dhe së dyti, ka precizuar saktë mënyrën e themelimit dhe dispozitat kushtetuese, të cilat duhet t’i përmbajë Statuti nëpërmjet të cilit themelohet dhe funksionon asociacioni.

Liderët e opozitës vendimin e Gjykatës Kushtetuese e lexojnë ndryshe, sepse lexojnë me sy dhe mendje të verbuar nga dëshira për pushtet. Por, populli i Kosovës nuk është i verbuar. Jetojmë në liri dhe demokraci ku secili ka mundësi të lexojë, mendojë dhe veprojë i lirë dhe pa imponim.

Institucionet e Kosovës e kanë mirëpritur vendimin dhe do ta zbatojnë atë në tërësi. Kjo është përkrahur edhe nga partneret tanë besnik, SHBA dhe BE. Të gjithë e lexojnë dhe kuptojnë drejtë vendimin, përveç opozitës.

Prandaj shtrohet pyetja, përse vetëm disa parti të vogla opozitare të inatosura me të gjithë, nuk e pranojnë vendimin në fjalë.

Mobi Casa

Përgjigjja është e qartë, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrënon përfundimisht pretekstin e sajuar të opozitës për protesta. Kjo shkakton dhimbje dhe rrit frustrimin.

Këto parti opozitare përsëri kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike. Por le të heqin dorë nga dhuna.

Thirrjet e opozitës për protesta të dhunshme të paralajmëruara për të shtunën janë të papranueshme. Në një moment kritik kur jemi në prag të marrjes së rekomandimit për liberalizim të vizave, dhuna do ta cenonte rëndë këtë proces.

Opozita nuk mund t’i detyrojë qytetarët që nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit të shkojnë tek kutitë e votimit. Aq më tepër, qytetarët nuk i kanë borxh opozitës që vullnetin e tyre ta bëjnë publik sa herë i teket opozitës.

Qytetarët respektojnë rregullat demokratike dhe vullnetin e tyre demokratik e kanë shprehur dhe do ta shprehin në të ardhmen në mënyrë demokratike dhe pafrikë nga askush.

Prandaj, sa më të mëdha të jenë përpjekjet e partive opozitare që nëpërmjet kërcënimit, dhunës, shantazhit dhe anarkisë ta marrin pushtetin aq më e fuqishme do të jetë përgjigjja e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore në mbrojtje të shtetit dhe demokracisë tonë moderne. HTH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.