Fundamenti

Thaçi: Pa kërkuar falje Serbia, nuk ka pajtim

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Hashim Thaçi, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka deklaruar se fakti që Kosova dhe Serbia po nënshkruajnë marrëveshje së bashku dhe se kanë filluar një proces normalizimi, kjo nuk nënkuptohet edhe si pajtim i plotë mes dy popujve.

“Ne po takohemi, po bisedojmë, por kjo nuk nënkupton se normalizimi do të thotë edhe pajtim automatike, sepse kjo nuk është diçka teknike e thatë, por shumë e ndjeshme”, ka deklaruar Thaçi në emisionin Zona B, të Klan Kosova.

“Normalizimi mes Serbisë dhe shqiptarëve kalon përmes Prishtinës. Pa normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka normalizim mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha ai.

Thaçi ka përmendur krimet e luftës të bëra nga shteti i Serbisë dhe ka deklaruar se pa kërkimfaljen e shtetit serb, është e pamundur të arrihet pajtimi.

“Fillimisht duhet të ndodhë pendesa për represion, për largimin e shqiptarëve, për vrasjen e 20 mijë njerëzve, mbi 20 mijë dhunime, për gjitha masakrat, duhet të ndodh pendesa nga shteti i Serbisë, pastaj mund të flasim për një pajtim, mes Kosovës, Serbisë dhe shqiptarëve”.

I pyetur për koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Thaçi siguroi se gjithçka është në suaza të bashkëpunimit normal.

“Koalicioni nuk ka çarje, ka funksionim normal, shpresa opozitare është çarja,ajo mbetet në mentalitetin opozitare”.

Zëvendëskryeminisri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosova se me demarkacionin me Malin e Zi, Kosova nuk humbasnjë centimetër tokë.
“Nuk është cenuar asnjë metër katror, asnjë pëllëmbë e territorit të Kosovës, as në regjionin e Pjesë, ku ka reagime”, tha ai.

Kurse deklarimet e opozitës, Thaçi i ka cilësuar si tendenca për të fituar poena politik.

“I kuptoj reagime e shqetësimet, për fat keq po ndërhynë politika për poena politik, por e ritheksoi se marrëveshje është e përgatitur prej një grupi të ekspertëve vendorë”, tha ai.

Prej ekspertëve që e duan këtë vend e respektojnë këtë vend dhe ne duhet t’iu besojmë atyre”, deklaroi Thaçi, njofton Klan Kosova.

Thaçi ka ftuar çdo qytetarë të Kosovës që nëse ka ndonjë fakt për humbje prone, të lajmërohet menjëherë.

“Unë e ftoj çdo qytetarë që ka dokumentacion që i ka mbetur prona në Malin e Zi, që ka paguar tatim në Pejë të lajmërohet, ka hapësirë për përmirësime”.

Thaçi ka deklaruar se pretendimet për sulmuar pronën e kryeministrit Isa Mustafa, janë të papranueshme dhe tepër të ulëta.

Në deklaratën e tij në Zona B të Klan Kosovës Thaçi ka thënë se ndërhyrje të tilla në pronën private, nuk lejohen në asnjë mënyrë.

“Assesi mos të ketë debat me sulme personale familjare. Mendoj se çdo pretendim për të sulmuar pronë e kujtdo qoftë, është i pa papranueshëm dhe i pa moralshëm”.

Eco Higjiena

“Kjo nuk i takon as traditës sonë si komb, si shqiptar. Në vend të këtyre gjërave të ulëta, duhet të diskutohet në Parlament.Urdhëroni dhe t’i ballafaqojmë argumentet. Me çfarë të drejte i hyn dikush në shtëpi dikujt, çfarë e drejte e lejon këtë më të hyrë në shtëpi, me fëmijë 3 vjeç dhe 5 vjeç”.
Thaçi ka thënë se, deklarata e Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, se Serbia me nënshkrimin e marrëveshjes fitoi 5:0, kundër Kosovës, është mendësi e Beogradi, me tendencë kamuflimin e situatës dhe ta prezantojë marrëveshjen si fitore.

“Është në logjikën e politikës së Beogradit, që gjithmonë pretendon t’i kremtojë gjërat që nuk janë të pëlqyeshme për ta dhe jo te realizueshme, kjo është historikisht e dëshmuar”.

“Ata sa herë humbin mundohen të kamuflojnë dhe ta prezantojnë si fitore, por deklarata e Gjuriqit ka qenë e papërgjegjshme, deklarim frustues”.

Thaçi deklaroi se nuk ka një matës të humbësit apo fituesit në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës e Serbisë, porse pala kosovare gjithçka e realizoi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“S’ka peshore kush ka humbur dhe kush ka fituar, por një gjë mund ta them me siguri të plotë institucionale, morale e kombëtare, se në të gjitha marrëveshjet, prej prillit të 2013 dhe në të gjitha të tjerat më vonë, është respektuar Kushtetuat e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi në Klan Kosova.

“Uroj që Beogradi të feston duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës”, tha ai.
———————————————————————-

Thaçi mbron Mustafën: Kur dikush të hyn në shtëpi, nuk ka më politikë

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, këmbëngulë se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë vetëm në favor të Kosovës. Në një intervistë për Klan Kosovën, Thaçi ka thënë se asnjë ekspert dhe asnjë “njeri në botë” nuk mund ta gjejë ndonjë element ekzekutiv të Asoaicionit të Komunave Serbe.

Ndërkohë, Thaçi ka mbrotjur kryeministrin Isa Mustafa, për fjalorin e përdorur në debatin me Vetëvendosjen.

Thaçi ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel, që janë produkt i Marrëveshjes së prillit, janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Duke filluar prej marrëveshjes së prillit të vitit 2013 dhe këto nënmarrëveshjet që janë produkt i asaj marrëveshje, është respektuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi në “Zona B” të Klan Kosovës.

Ai tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk ka asnjë element të kompetencave ekzekutive.

“Nuk ka njeri ekspert, opinionist, apo kushdo tjetër që mund ta gjejë vetëm një element ekzekutiv te Asociacioni”, ka thënë ai.

Tha se marrëveshja për demarkacionin, nuk ia ka humbur “asnjë pëllëmbë tokë Kosovës”.

Thotë se kur dikush të hynë në shtëpi, aty përfundon politika.

“Etiketimet ndërmjet politikanëve, aty fjala e nxjerrë fjalën…Aty pushon politika, se kur dikush po të hyn në oborr, aty politikë më nuk ka. Po de me të hy në shtëpinë tënde”, thotë Thaçi, kur arsyeton fjalorin e kryeministrit Mustafa.