Hidromorava

Thaçi: Opozita po insiston ta marr pushtetin me dhunë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

“Opozita po insiston ta marr pushtetin me dhunë, por Republika është demokratike dhe në pushtet do të vihet në formë demokratike, nëpërmjet votës së lirë dhe jo nëpërmjet dhunës dhe anarkisë”, ka thënë kreu i PDK-së.

Opozita e sotme, sipas kreut të PDK-së, hezitoi dhe e bllokoi Kuvendin që nënshkrimi i MSA-së të bëhet në mënyrë të dinjitetshme.

“Opozita po insiston ta marr pushtetin me dhunë, por Republika është demokratike dhe në pushtet do të vihet në formë demokratike, nëpërmjet votës së lirë dhe jo nëpërmjet dhunës dhe anarkisë”, ka thënë kreu i PDK-së gjatë takimit të sotëm me strukturat e kësaj partie në Kaçanik.

Liberalizimi i vizave është çështje tjetër, e që sipas tij, është duke u vështirësuar për shkak të gazit dhe molotovit të opozitës.

Ai ka thënë se PDK ka instaluar standardin e respektimit të votës në zgjedhje.

ARKATANA

“PDK si parti opozitare ka marrë pjesë në dialogun e Vjenës dhe për asnjë çast nuk ka hezituar përballë pushtetit të atëhershëm. Ju ka bashkangjitur dhe ka bashkëpunuar strategjinë me subjektet që kanë qenë në pushtet dhe nuk ka hezituar kurrë”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, PDK tash e 9 vjet ka fituar të gjitha zgjedhjet nacionale e lokale.

“PDK ka fuqizuar shtetin dhe njohjen me bashkësinë ndërkombëtare. 111 shtete e kanë njohur Republikën e Kosovës. Qeveria të cilën e kam drejtuar unë e ka pasur mbështetjen e Uashingtonit, Brukselit dhe NATO-s”, ka deklaruar ndër të tjera Thaçi nga komuna e Kaçanikut.

Në fund të fjalimit, Thaçi ka thënë se me zgjedhjen e Presidentit do të fuqizohet edhe më shumë Republika, e më këtë edhe shoqëria e edhe PDK bashkë me të./Gazeta Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.