RCCOLA

Thaçi nuk tregon emrin e kandidatit për kryetar të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Hashim Thaçi edhe pse ishte të shtunën në Gjilan ai sërish nuk e tregoj emrin e kandidatit për kryetar të Gjilanit. Sipas tij kandidati për kryetar të Gjilanit do të vendoset në kryesinë e qendrës derisa kandidati duhet të ketë perceptime dhe angazhime për Gjilanin evropian dhe i pranueshëm dhe autoritativ edhe nga qytetarët e Gjilanit.

Hashim Thaçi vazhdon të lodhë skenën politike në Gjilan dhe vet anëtarësinë e PDK-së. Ai as të shtunën nuk tregoj se kush do të jetë kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e këtij subjekti politik.

Thaçi fillimisht ka takuar tërë kryesinë e PDK-së në Hotelin “Kristal” për të vazhduar me inspektimin e shkollës së bujqësisë dhe asaj “Don Bosko”.

Thaçi ka lavdëruar punën e mirë të Qemajl Mustafës dhe realizimin e shumë projekteve në interes të qytetarëve të Gjilanit.”Unë jam i inkurajuar me punën e mirë dhe realizimin e disa projekteve shumë me vlerë për infrastrukturën e Gjilanit. Jam i sigurt se qeveria e Gjilanit që udhëhiqet nga PDK-ja ka ditur t`i trajtojë drejtë dhe me përkushtim të gjitha nevojat dhe kërkesat e tyre” tha Thaçi.

Eco Higjiena

Thaçi ndërkaq i pyetur nga gazetarët rreth kandidaturës së PDK-së për kryetar të Gjilanit duke qeshur dhe shtrënguar edhe Qemajl Mustafën edhe Zenun Pajazitin tha se që të dytë janë të mirë. “Kandidatin e Gjilanit do ta vendosë kryesia qendrore duke u bazuar në performancën e mirë që ata kanë treguar në qytetin e tyre. Kandidati për kryetar të Gjilanit do të jetë një kandidatë që reflekton frymë për Gjilanin evropian dhe ne jemi të interesuar që të shohim e dëgjojmë edhe vullnetin e qytetarëve të Gjilanit”.

Ndërkaq Qemajl Mustafa ka folur me mburrje për punën e mirë që ka bërë në arsim dhe edukim , por edhe investimet tjera shumë domethënëse për Gjilanin. “Në arsim janë investuar disa miliona dhe kjo shkollë që po shihni sot është njëri nga investime tona. Edhe “Don Bosko” po ashtu është një investim që po ndodh nga Qeveria gjermane” tha Mustafa.

Thaçi e Mustafa të shoqëruar edhe nga Zenun Pajaziti, Omer Daku e Bari Musmurati kanë vizituar hapësirat e shkollës bujqësore që ka një vlerë prej 7000 mijë eurove dhe pritet të inaugurohet në fillim të shtatorit dhe objektin e “Don Boskos” ku janë pritur nga Dominik Qerimi./rajonipress/