UBT

Thaçi: Nuk pres pengesa për president

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, Hashim Thaçi e ka quajtur vit të suksesshëm 2015-n. Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se nënshkrimi i MSA-së, tërheqja e një miliard e gjysmë investime nga jashtë dhe krijimi i kornizës ligjore që garanton gjyqësor të pavarur, janë të arriturat kryesore për këta 12 muaj.

Sipas Thaçit, Kosova në rajon është bërë shembull i bashkëjetesës fetare dhe kundërshtimit të radikalizmit dhe të ekstremizmit.

Uji Dea

Zëvendëskryeministri tha po ashtu se nuk ka asnjë arsye të vonohen apo të pengohen proceset politike në Kosovë.

Ai po ashtu u shpreh se nuk sheh arsye se do të ketë pengesa në votimin për president. /Telegrafi/