Fundamenti

Thaçi nuk përjashton marrëveshjen me LDK-në

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një koalicioni mes partisë së tij dhe LDK-së, raporton “Koha Ditore”.

Kryeministri ka dhënë një përgjigje për gazetarët edhe sa i përket mundësisë së përfolur në media për një koalicion mes PDK-së dhe LDK-së, ku Isa Mustafa, do të bëhej kryeministër, ndërsa ai do të zinte postin e presidentit, pas mbarimit të mandatit të presidentes Jahjaga.

“Ritheksoj se PDK-ja insiston dhe është e nevojshme, është edhe në kulturën tonë tradicionale, si qytetarë, por edhe në kulturën politike, diskutimi, hapja e gjërave për tu negociuar, përderisa askush nuk do të mund të realizojë 100 për qindëshin e asaj që aspiron, transmeton Koha.net.

Eco Higjiena

Thaçi, pas konferencës rajonale “Siguria Kufitare”, të organizuar të martën nga Dogana dhe Policia e Kosovës, ka thënë se e vetmja mënyrë për të dal nga situata e krijuar politike është komunikimi dhe diskutimi i çështjeve nga liderët e partive parlamentare, në kuadër të angazhimeve të presidentes Atifete Jahjaga, raporton “Koha Ditore”.

Sipas Thaçit të gjithë liderët politikë duhet të lënë anash interesat personale dhe partiake. “Është koha të lëvizim përpara, të ndërtojmë institucione stabile, institucione që do të punojnë në agjendën jashtëzakonisht të rëndësishme zhvillimore dhe integruese të shtetit të Kosovës”, është shprehur Thaçi.
“Por, ne duhet t’i japim frymë, forcë dhe energji arritjes së marrëveshjes. Vetëm me marrëveshje tejkalohet ngërçi i krijuar”, ka thënë kryeministri.
© KOHA.net