Eko Higjiena

Thaçi: Nuk lejojmë të barazohemi me “Kasapin e Ballkanit”

/ 1 minutë lexim
HW

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të lejojë që historia kombëtare e Kosovës të rishkruhet, “për të mjegulluar vijat midis viktimës dhe agresorit”.

Në një editorial për gazetën britanike “The Independent”, Thaçi ka kujtuar se, muajin e kalur, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet kushtetuese që lejojnë formimin e Gjykatës Speciale për krime të dyshuara lufte, të kryera nga kosovarët, gjatë dhe menjëherë pas përfundimit të luftës së vitit 1999.

Uji Dea

Por, ka shtuar Thaçi, “asnjë kosovar, përfshurë mua, nuk do të rrimë duarkryq dhe të lejojmë që Gjykata Speciale të barazojë aktet e Sllobodan Millosheviqit, i ashtuquajtur ‘Kasap i Ballkanit’, me aktet e individëve të dëshpëruar apo kriminelë, të kryera gjatë ose pas luftës”.

“Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë, njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur nga intelektualët serbë. Ka qenë fashizëm, i pastër dhe i thjeshtë”, ka shkruar, pos tjerash, Thaçi në gazetën britanike “The Independent”. /REL/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.