Fundamenti

Thaçi: Nuk kemi kohë për të humbur

/ 2 minuta lexim

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka komentuar sot në Vërmicë edhe situatën në të cilën gjendet Kosova, pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Ai tha se, “jemi duke kaluar një situatë kritike dhe nuk kemi kohë të humbim”.

Nga pika kufitare më Shqipërinë, Thaçi edhe njëherë bëri thirrje që politik-bërësit të shikojnë më tepër interesin nacional.

RCCOLA

“Ngërçit politik duhet të zgjidhet duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe duke respektuar të gjitha vendimet e gjykatës kushtetuese. Por, definitivisht jemi duke kaluar në një situatë kritike, nuk kemi kohë për të humbur, kërkohet që secili lider, secila parti, të shikojë më tepër interesin nacional sesa atë personale apo partiake. Në këtë drejtim në i ftojmë përsëri liderët e interesuar, që të ulemi të diskutojmë , të gjejmë zgjidhjen e duhur që do të garantojë institucione stabile dhe efektive për vendin gjithmonë duke patur të qartë integrimet euroatlantike. Një marrëveshje shpresoj që do të arrihet në të ardhmen e afërt pasi që kuptohet që ka një lloj vetreflektimi nga të gjithë në domosdoshmërinë e ndërtimit të institucioneve , sa më shpejt që të është e mundur. Të gjithë jemi duke shikuar që të gjendet zgjidhja sa më e pranueshme, sa më efektive, për shtetin dhe gjithë qytetarët, nuk do të kisha folur për data, pasi ka ende hapësirë legale të mjaftueshme, por domosdoshmëria e proceseve politik që po kalojmë , kërkon që në mënyrë të shpejtë , ndoshta edhe urgjente, të ulemi të diskutojmë , të gjejmë zgjidhjen dhe të vazhdojmë angazhimet tona për forcimin e shtetit”, ka thënë Thaçi, transmeton rtk.