Fundamenti

Thaçi: Nuk kemi aleat më besnik se SHBA-të

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se themelimi i Ushtrisë së Kosovës tashmë është punë e kryer dhe e ka marrë mbështetjen e shteteve më të fuqishme në botë, derisa ka thënë se Kosova nuk ka aleat më besnik se SHBA-të dhe duhet t`i besoj asaj siç i ka besuar gjithmonë.

“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është punë e kryer. E kam marrë mbështetjen e shteteve më të fuqishme, si para seancës së Këshillit të Sigurimit nga 8 shtetet e Bashkimit Evropian që dolën publikisht me deklaratë të përbashkët me mbështetje të së drejtës sovrane të Kosovës për krijimin e ushtrisë, por po ashtu edhe gjatë punimeve të seancës kishte një mbështetje të fuqishme prej të gjitha vendeve që janë të angazhuara për liri dhe pavarësi”, ka thënë presidenti Thaçi në një intervistë për RTK.

“Dëshiroj të falënderoj të gjitha këto vende, SHBA-të, Britaninë e Madhe, Poloninë, Kuvajtin dhe vendet e tjera që i dhanë mbështetje të fuqishme në këtë drejtim. Tani vetëm duhet të fokusohemi në zhvillimin dhe profesionalizimin e Ushtrisë së Kosovës. Ajo do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnik në të gjithë territorin e Kosovës dhe duhet të fokusohemi për hapat e mëtutjeshëm për NATO, për procesin e partneritetit për paqe dhe integrimin në NATO”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Tutje presidenti e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme letrën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Eco Higjiena

“E vlerësoj lartë përkushtimin e presidentit Trump, zotimin e tij për mbështetje dhe ndihmesë në procesin e negociatave dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje historike finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se mesazhi i presidentit Trump është mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qytetarët e Kosovës, për lidershipin kosovarë që të punojmë në mënyrë sa më unike dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë që të përmbyllim këtë proces të rëndësishëm me një marrëveshje finale që nënkupton njohje reciproke, ndryshimin e Rezolutës 1244, anëtarësimin e Kosovës në OKB. E vlerësoj lartë udhëheqjen e zonjës Mogerini, ndihem mirë për koordinimin e plotë të BE-së me SHBA-të”, tha ai.

“Mesazhi i presidentit Trump mund të krahasohet me mesazhet që i ka dhënë presidenti Bush i vjetri në vitin 1992 kur i është kërcënuar qartë Millosheviqit se nëse e prek Kosovën nuk do të lejohet të ndodhë ajo që kishte filluar të ndodhte në Bosnje, pastaj me vendimin e presidentit Klinton për bombardimin e Serbisë, por edhe me qartësimin dhe mesazhin e presidentit Bush të riut në vitin 2007 për pavarësinë”.

“Dhe tash letra e presidentit Trump pas 11 vitesh është një qëndrim dhe pozicion shumë i qartë me mbështetje unike, andaj unë dua të besoj se populli i Kosovës dhe lidershipi kosovar ashtu siç i ka besuar dhe i ka respektuar SHBA-së edhe kësaj radhe do të reflektojë, sepse SHBA-të do të jenë pranë nesh dhe në mbështetje të madhe. Ne nuk kemi aleatë më të respektuar e më besnik se SHBA-të. Andaj nuk di kush tjetër mund të flasë për Kosovën kur nuk flasin Shtetet e Bashkuara. E SHBA-të më në fund folën dhe e thanë qartë: afrohuni me njëri-tjetrin, arrini marrëveshje sa më shpejtë dhe vendi të lëvizë drejt një perspektive veri-atlantike”, ka shtuar Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, për ekipin negociator si dhe për mospërfshirjen e LDK-së dhe VV-së në këtë ekip dhe për liberalizimin e vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.