UBT

Thaçi: Nuk kam nostalgji për Beogradin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, vazhdon të përkrah idenë se liderët shqiptarë përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga duhet të shkojnë në Beograd. Ai gjatë një interviste në emisionin InfoBox në Radio Dukagjini, ka thënë se sa herë që Kosova trajtohet si shtet, përfaqësuesit e vendit duhet të marrin pjesë në vizita të tilla si ajo në Beograd, pasi që sipas tij, kjo i ndihmon konsolidimit të shtetit të Kosovës.

“Çdoherë që trajtohemi dhe respektohemi si përfaqësues të shtetit të Kosovës, vizita të tilla janë në interes të paqes dhe stabilitetit, në interes të Kosovës, në interes të konsolidimit të shtetit tonë, në interes të fqinjësisë së mirë dhe natyrisht pse mos të ndodh kjo vizitë. Si vizita e Presidentes së Kosovës, ashtu edhe vizita reciproke, vizitat e zyrtarëve të Beogradit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Thaçi është pyetur për mundësinë që edhe ai një ditë të vizitoi Beogradin. Ai ka thënë se nuk ka nostalgji për kryeqytetin serb mirëpo ka pohuar se ai do të sillet me përgjegjësitë që atij i ngarkohen.

RCCOLA

“Unë nuk kam ndonjë nostalgji për vizita të tilla, as ndonjë etje, por mund të them lirisht se unë gjithmonë do të sillem në përputhshmëri dhe me përgjegjësinë më të lart kushtetuese dhe ligjore si dhe përgjegjësitë institucionale dhe shtetërore që kemi”, ka potencuar kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.

Duke komentuar kërkesat e përfaqësuesve të partive të Bllokut që PDK të reflektoj e para në mënyrë që vendi të del nga ngërçi politik, Thaçi ka thënë se qytetarët kanë reflektuar me 8 qershor, andaj Thaçi ka thënë se ai do të reflektoj në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Kryeministri në detyrë ka bërë të ditur se gjatë takimit lamtumirës me baroneshën Ashton, i ka dhuruar asaj një filigran nga Prizreni. /Dukagjini/