Thaçi: Nuk ka shkëmbim territoresh me Serbinë, Kosova do të jetë multietnike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bshtë shprehur kundër idesë për ndryshimin e kufikve dhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Ai në një fjalim para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën ‘Adem Jashari’, tha se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë megjithatë duhet të mbërrihet.

Thaçi ka folur për vizitën e sotme në liqenin e Ujmanit, duke e quajtur liqenin e Ujmanit si aset strategjik të vendit dhe vend të mrekullueshëm.

Vizitën ai e arsyetoi me ftesën e banorëve lokal, duke u shprehur se nuk ka pas mundësi që ta refuzojë kërkesën e tyre për kafe.

“Sapo vizitova pikën kufitare në Bërnjak ku takova doganierë e oficerë të Kosovës. Në një pikë kufitare në përputhje me standardet ndërkombëtare, por edhe pas kësaj vizitën bëra një vizite edhe te liqeni i Ujmani, te ky aset i fuqishëm në sektorin energjetik dhe bujqësisë që ka ditur vetëm dora e Zotit të fal. Nuk mund të refuzoja ftesën e qytetarëve lokal në Bërnjak për të më qerasur për kafe”.

Uji Dea

Presidenti i siguroi pjesëtarët e FSK-së se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, as ndarje të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ai tha se duhet të ruhet shpirti multietnik i vendit.

“Nuk do të ketë kufij etnikë, në Kosovë do te ruhet shpirti dhe substanca multietnike. Po hapet frikë dhe panik sikur kur është shpallur pavarësia, se familjet serbe po largohen nga Kosova, asnjë familje serbe nuk është larguar”, tha Thaçi.

Presidenti tha se do të angazhohet për një Kosovë unike, brenda së cilës do të jenë edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Në anën tjetër në sheshin “Skenderbeu” po mbahet protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, në kundërshtim të idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë. /Telegrafi/