UBT

Thaçi nuk heq dorë nga Qeveria, kërcënon me zgjedhje të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zhvillimet e fundit politike tregojnë se jemi në fazën përmbyllëse të tejkalimit të ngërçit politik “të krijuar në mënyrë arbitrare nga veprimet e nxituara dhe antikushtetuese të bllokut opozitar”, ka shkruar kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, “është momenti të materializojmë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e lira”.

“Pra, tani ka dy opsione të vetme që duhet marrë në konsideratë seriozisht dhe shpejt. Opsioni i parë dhe më i mirë është që të ulemi bashkë ashtu siç ka kërkuar edhe Presidentja e Kosovës dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë të lodhur nga pritja”, thotë ai.

Mobi Casa

Sipas tij, “opsioni i dytë është që të ulemi përsëri bashkë dhe të vendosim se kur të caktojmë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme”.

“Zgjidhje të pjesshme dhe të improvizuara nuk do të ketë, sepse Kosova dhe qytetarët tanë duan qeveri legjitime, efikase dhe stabile. Unë rikonfirmoj edhe një herë se të gjitha veprimet e ardhshme të PDK-së si parti fituese, do të jenë në përputhje me ligjin, Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.