Eko Higjiena

Thaçi: Nuk do të kthehem në PDK, Parlament apo Qeveri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një përballje me gazetarët në RTV Dukagjini, ka mohuar se ka probleme me pasuesin e tij në postin e PDK-së, Kadri Veselin.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tha se raportet me Veselin, i tejkalojnë interesat politike dhe nuk ka hendeqe mes tyre.

“As nuk ka pasur, as nuk ka e as nuk do të ketë. Raportet e mia miqësore, prej bashkëluftëtarëve, prej miqve familjar, edhe prej bashkëpunëtorëve politik tejkalojnë çdo kornizë politike”, tha Presidenti.

“Kemi agjendë të përbashkët me z.Veseli, sot kam pirë kafe me të”.

Mobi Casa

Ai nuk ka dashur të komentoj zhvillimet përbrenda PDK-së, që ndërlidhen me ministra të kësaj partie.

Presidenti gjatë emisionit “Debat Plus” tha se vizita në Liqenin e Ujmanit, ka qenë pa lejen e askujt, dhe se atë e ka bërë për qejfin e tij, përcjell Telegrafi.

Thaçi, edhe një herë u zotua, se nuk do të kthehet në PDK e as në pozita parlamentare apo qeveritare. Madje, paralajmëroi se nuk do të rikandidoj për president, nëse atë nuk do ta zgjedh sovrani.

“Nuk kthehem në angazhime partiake, nuk kthehem në angazhimet në parlamentar e as në qeveri. Nëse ndodh reforma elektorale, dhe krijohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve për president, në formën e drejtpërdrejtë, atëherë do të rikandidoj. Jam i bindur që fitoj që në raundin e parë. Përndryshe, do tu mungoj në debate, si President i vendit”, tha Thaçi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.